Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Zaev paralajmëron ‘spastrime’ në kabinetin e tij qeveritar

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar mbasditen sotme gjatë një diskutimi publik, se do të ketë ‘spastrime’ në radhët e qeverisë së tij, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve.

Ai u shpreh se mbështetësit e LSDM-së janë të pakënaqur nga disa prej zyrtarëve në qeveri e si pasojë së shpejti do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror.

‘Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, e si pasojë do të ketë spastrime në nivel lokal dhe qëndror. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që t’i rregullojmë ato’, tha gjatë takimit me qytetarët në Shkup kryeministri Zaev.

Më shumë