Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Zaev njofton nga Bosnja marrëveshjen për qeverinë e re të Maqedonisë: Formohet brenda 15 ditësh

Lajme të ngjashëm

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka njoftuar nga Sarajeva e Bosnje-Hercegovinës, aty ku po qëndron për një vizitë zyrtare, se ka arritur të mbledhë firmat për krjimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Zaev nuk ka dhënë detaje për partinë që do i bashkohet në koalicion, por deklarata e tij bëhet pas bisedimeve të zhvilluara me BDI-në e Ali Ahmetit. Kreu i LSDM-së theksoi se qeveria e re do të formohet brenda 15 ditësh dhe tashmë mbetet vetëm ndarja e ministrive.

“Janë siguruar firmat për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël e bisedimeve për qeverinë e re, ndërkohë që çështjet thelbësore janë harmonizuar. Për 10-15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga social-demokratët. Ka mbetur vetëm ndarja e ministrive”, deklaroi Zoran Zaev.

Nuk dihet nëse partitë e tjera shqiptare do t’i bashkohen qeverisë së mundshme LSDM-BDI, megjithatë kundërshtitë janë të mëdha.


Më shumë