Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zaev nga Brukseli: Presim çeljen e negociatave me BE, identiteti dhe gjuha maqedonase s’janë temë diskutimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh qartë se pret çeljen e negociatave me BE.

Zaev deklaroi se qeveria maqedonase përmbushi kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këtë e vërtetoi edhe Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendit në Këshillin Evropian dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë shumë të qartë thanë se vendi ka rekomandim të pakushtëzuar për nisjen e bisedimeve”, tha Zaev.

Ai shtoi më tej se Maqedonia e Veriut ka zbatuar reforma, drejtësi dhe sundim të së drejtës dhe tani, sipas tij është koha që Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin ndaj Maqedonisë.

Sipas Zaev identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe nuk kanë qenë asnjëherë temë për të negociuar.

“Presim të mos ketë anulim të mëtejshëm të bisedimeve. Presim miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në dhe me këtë ta zyrtarizojmë nisjen e bisedimeve.

Kjo as ka qenë dhe as që duhet të jetë në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE. Në çdo moment jemi të gatshëm dhe kemi vullnet që çështjet bilaterale me Bullgarinë t’i diskutojmë por pa ndikuar te aderimi ynë për në BE”, tha Zaev shprehen mediet maqedonase.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img