Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Zaev: Nëse nuk ka census për presidencialet do të mendojmë zgjedhje të parakohshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar sot se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk fiton kandidati Stevo Pendarovski dhe nëse nuk do të arrihet censusi i nevojshëm. 

Zaev theksoi se përfundidmisht çdo gjë e e vendosin qytetarët, por në rast të moszgjedhjes së kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit për president, gjasat janë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tregoi se dëshira e tij ishte zgjedhja e Pendarovskit si president, pasi ai do të ishte garancia për përkushtimin në të ardhmen e shtetit.

‘Kemi një kandidat të pavarur, të cilin ne presim ta vendosim si presidentin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë besoj në këtë, kjo është dëshira ime, përkushtimi dhe pritja për të ardhmen e shtetit. Sigurisht, për këtë përfundimisht vendosin qytetarët. Nëse ata vendosin ndryshe, ne do të mendojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare’, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img