Kryeministri Edi Rama ka marrë urime të shumta për rezultatin pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 2021. Politikani Italian Gennaro Migliore ka uruar kryeministrin, duke shpresuar që së shpejti Shqipëria të bashkohet me familjen e madhe të BE-së.
“Të gjithë i kujtojmë fjalët që Edi Rama i drejtoi Italisë në një nga momentet më dramatike të pandemisë. Miqtë e vërtetë shihen në kohë nevoje. Të lumtur që mund të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë. Me shpresën se ai së shpejti do të bashkohet me familjen e madhe të BE-së”, shkruan Gennaro Migliore.
Po ashtu dhe kyeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin pozitiv në zgjedhjet parlamentare.
Ndërsa, më herët Rama ka marrë telefonatat e para uruese nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, si dhe lideri i opozitës në Itali Matteo Salvini.