Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Zaev dhe Ali Ahmeti gjejnë gjuhën e përbashkët, bëjnë koalicion për zgjedhjet lokale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zoran Zaev i LSDM-së bashkë me Ali Ahmetin e BDI-së do të garojnë të bashkuara në zgjedhet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja është arritur në takimin e sotëm mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se partitë në ndonjë komunë do të bashkëpunojnë në rrethin e parë, ndërsa në disa komuna në rrethin e dytë zgjedhor.

Gjatë ditës kreu i LSDM-së tha se partia e tij ka gjithsej 5 kandidatë për komunën e Tetovës, prej të cilëve 3 janë shqiptarë. Sipas tij e rëndësishme është cilësia dhe jo përkatësia etnike.

“Edhe një herë do të vërtetojmë se dëshira për përfaqësim të përbashkët është e pranishme. Kurse detajet as unë e as ai sot nuk mund t’i themi sepse procedurat për kryetarë të komunave vazhdojnë. Nuk e dimë kush do të jetë nga BDI, BESA, PDSH e as nga LSDM. Ja të themi për Tetovën, por besoj që në fund do të arrijmë një qëndrim të përbashkët që e kemi obligim sipas filozofisë një shoqëri për të gjithë. Në procedurën tonë tanimë nga 5 kandidatët, 3 janë shqiptarë të nominuar nga organet partiake komunale. Sigurisht pasojnë anketat si në të gjitha komunat e tjera dhe në rrethana të tilla unë personalisht do të isha i gëzuar nëse kemi një kandidat shqiptar, i cili do të ishte favorit”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se partia e tij LSDM është e gatshme të pranoj cilëndo datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon VMRO- DPMNE-ja.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img