Hapësire reklamuese

Aktualitet

Yzberishti dhe Unaza e Re pa drita, reagon OSHEE: Defekti në kabinën private, po punohet me shpejtësi

Shkruar nga Newsbomb

OSHEE reagon pas ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit në Tiranë.

OSHEE bën me dije se defekti ka ndodhur në një kabinë private për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë.

“Një pjesë e Yzberishtit dhe Unaza e Re ndodhen pa energji elektrike për shkak të defektit të ndodhur në kabinën private “Giron”, e cila per shkak të mungesës së kushteve teknike solli avari në fiderin F18 te Nst Kashar.

Brigadat e OSHEE Tirana1 po punojnë për rikthimin sa me shpejt të energjisë elektrike tek abonentet”, bën me dije OSHEE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu