Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Yuri Kim u drejtohet përsëri kandidatëve të Berishës: Kemi shpallur 4 persona “NON GRATA” në Shqipëri!

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, u është drejtuar sot kandidatëve të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit duke i pyetur se çfarë  ju premtojnë ata zgjedhësve kur “sponsori” i tyre është një person “i shënjestruar” nga Amerika për korrupsion.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i shënjuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkroi ambasadorja Kim në postimin e saj.

Pak minuta pas këtij reagimi, diplomatja e lartë amerikane në Tiranë shpërndau një tjetër mesazh të shkurtër për kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, ju drejtua përsëri Kim kandidatëve bashkiakë.

Kujtojmë se, SHBA ka shpallur në Shqipëri katër persona non-grata dhe familjarët e tyre po ashtu. I pari është shpallur ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët. Më pas u shpall non-grata politikani Tom Doshi, gruaja e tij dhe fëmijët.

Më 30 korrik 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij. Në vitin 2021, si i përfshirë në korrupsion njëjt si tre zyrtarët e mësipërm u shpall “i padëshiruar” dhe ish-kryeministri Sali Berisha e familja e tij.

Më shumë