Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim “trazoi” ujërat e politikës me deklaratën për Berishën, ish-kryeministri flet i pari, ende asnjë reagim nga Basha

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim “trazoi” ujërat e politikës me deklaratën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim në selinë blu me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ishte vetë Yuri Kim ajo që zbuloi për gazetarët se çfarë i kërkoi Lulzim Bashës në takimin mes tyre në selinë blu.

Ajo nuk foli me emra, por u kuptua qartë kur tha se “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, duke nënkuptuar kështu se Basha dhe PD duhet të distancohet nga Berisha, madje ky i fundit nuk duhet të jetë në parlament.

Ky i fundit do të shfaqet sot në një emision televiziv të flasë për këtë çështje dhe jo vetëm, ndërsa pak minuta më parë me një njoftim për shtyp, ish-kryeministri i bëri të ditur diplomates se ka "gabuar rëndë që i ka përmendur barin demokratëve" dhe se ai "do të vazhdojë deri në fund dhe i palëkundur misionin".

Mirëpo vetë kreu i PD-së nuk reagon, të paktën nuk ka reaguar deri më tani, 4 orë pas takimit me diplomaten. Në mos lidhur me këtë deklaratë të Yuri Kim ndaj Berishës, kreu i PD do duhej të reagonte për takimin me dyer të mbyllura që pati me ambasadoren, për të informuar publikun dhe demokratët se cila qe tema kryesore dhe esenca e diskutimit mes tyre. Në asnjë rrjet social, Twitter, Facebook apo Instagram, nuk ka asnjë reagim të Bashës për çfarë ndodhi sot në selinë blu ku e pranishme ishte ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Mesa duket Basha, i cili është aktualisht në një pozicion shumë të vështirë politik, ka rënë në një heshtje të plotë, të paktën për tani.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll