Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim te Partia e Lirisë, Meta zbardh takimin: Diskutuam hapur dhe në mënyrë konstruktive për bashkëpunimin me SHBA (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me Ilir Metën gjatë një vizite në selinë e Partisë së Lirisë.

Meta thotë se diskutoi me ambasadoren Kim për bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, forcimin dhe intensifikimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve e të tjera.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shprehet Meta.

Takimi mes ambasadores Kim dhe Metës Takimi mes ambasadores Kim dhe Metës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll