Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Yuri Kim takon Ulsi Manjën, zbardhet biseda: Në fokus ishte reforma në drejtësi dhe rëndësia e saj për aspiratet e Shqipërisë në BE

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim, dje ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në fokus të këtij takimi ka qenë reforma në drejtësi dhe rëndësia e saj për aspiratet e Shëipërisë drejt integrimit në BE.

Yuri Kim ka theksuar sërish se presidenti Joe Biden e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, pasi kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

Ky takim ka ardhur para pjesëmarrjes së ministrit Ulsi Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, shkruan ambasada e SHBA-së.

 

Më shumë