Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Yuri Kim takon presidentin e ri: Uron Bajram Begaj për detyrën dhe e falenderon për bashkëpunimin me SHBA, si shef i Ushtrisë

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar sot presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, dhe Kim e ka uruar kreun e ri të shtetit shqiptar për detyrën që i besoi Kuvendi.

Gjithashtu, diplomatja amerikane e ka falenderuar gjeneralin Begaj për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re.

Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Më shumë