Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me homologen e Bashkimit Europian Christiane Hohmann. Ajo e cilëson “si të mirë” diskutimin me Hohmann, ndërsa thotë se në fokus ka qenë raporti i progresit për Shqipërinë.
Ky raport mbërriti pak ditë më parë në Tiranë dhe tregonte për ecurinë e reformave dhe të vetë Shqipërisë në rrugën drjet Bashkimit Europian.
Yuri Kim thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat e ndërmarra nga vendi ynë, veçanërisht atë në drejtësi. Kim thotë se edhe raporti i BE vlerësonte punën e bërë nga Shqipëria, që nga hapja e negociatave në korrik.
“Diskutim i mirë sot me ambasdoren e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann, pas raportit të parë për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian që nga hapja e negociatave në korrik.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke përfshirë Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Good discussion today with @EUAmbAL Hohmann following first report on 🇦🇱 progress toward 🇪🇺 membership since start of negotiations in July. 🇺🇸 will continue to strongly support reforms & other measures necessary for 🇦🇱 full membership in 🇪🇺, including justice reform. pic.twitter.com/fL0pcCRD4T
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 18, 2022