Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Yuri Kim takohet me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Do të mbështesim të gjithë drejtuesit legjitimë që luftojnë korrupsionin

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe nenkryetarin Agron Gjekmarkaj.

Diplomatja amerikane tha se ky takim është bërë traditë në çdo nisje të sesionit të ri parlamentar. Kim bëri me dije se takimet do të vijojnë me çdo lider të zgjedhur në mënyrë legjitime.

Ambasadorja u ndal edhe tek sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, ku theksoi se SHBA u përgjigj menjëherë.

“Si unë si pararendësit e kemi bërë traditë të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit. Dhe gjithashtuë është e rëndësishme për ne të angazhohemi në mënyrë që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Do vazhdojmë të takohemi me ato liderë që janë zgjedhur në mënyrë legjitime. Më lejoni të ndalem te veprimi i sotëm, ndaj sulmit kibernetik. Kemi parë deklaratën e bërë nga Rama dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë dhe kur miku ynë dhe aleati, Shqiëria është nën sulm, SHBA do ndërmarrin veprime”, u shpreh Yuri Kim.


Më shumë