Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE: Shqipëria të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt!

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, njofton se është takuar sot me homologun e OSBE në Tiranë, Del Monaco, dhe zbardh detaje nga biseda. Diplomatja e lartë amerikane thotë se ata angazhohen për zgjedhje të lira në Shqipëri dhe reformën në drejtësi.

“Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Yuri Kim.

“Takova ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e Prezencës së OSBE në Shqipëri për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Edhe Prezenca e OSBE në vendin tonë ka reaguar për takimin dhe thotë se nga biseda e Del Monaco me Yuri Kim është rënë dakord që organet e drejtësisë në Shqipëri të mbështeten dhe në vazhdim.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA e falënderuam atë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer të vazhdueshëm me Prezencën e OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar.

Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, njofton Prezenca e OSBE në Tiranë.


Më shumë