Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që drejtësia vazhdon me privilegje! Pasoja për gjyqtarët që ndihmojnë “të fuqishmit”

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas lirimit nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane thotë se për të “është zhgënjyese kur sheh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë”.

Kim  thotë se këto mënyra nuk janë të përshtatshme për një vend, aleat të NATO-s dhe se duhet të refuzohen, ndërsa paralajmëron se do të ketë pasoja për gjyqtarët që ndihmojnë njerëzit me pushtet.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.

Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.” , ka shkruar Kim.

Lexo edhe:Gjykata e Elbasanit liron Saimir Tahirin, ish-ministri do qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të dënimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu