Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Yuri Kim reagon për konfiskimin e pasurive me vlerë 55 mln euro dhe dosjen 339: Goditje e MADHE e SPAK-ut, u dënuan 11 kriminelë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d374faccc087051371d04e1a73fc407a

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas operacionit të madh dhe vendimit të GJKKO, lidhur me vënien në pranga të 11 personave, sekuestrimin e 75 pasurive me vlerë 55 milionë euro.

Kim thotë se SPAK bëri një goditje të fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, teksa shprehet optimiste se do të ketë në vijim rezultate të tjera pozitive.

“Një tjetër goditje e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, që kanë vjedhur prona 60 milionë euro. Kjo është pjesë e dosjes famëkeqe 339. Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit dhe forcimit të ligjit mes SHBA dhe Shqipërisë. Ne shpresojmë që SPAK do vijojë të japë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”

Lexo edhe: Zbulohen 75 pasuritë e konfiskuara me vlerë 55 mln euro, qindra-mijëra sipërfaqe toke dhe apartamente në Lezhë

Lexo edhe: Makina luksoze dhe HOTEL qindra m2, GJKKO i sekuestron 5 milionë euro pasuri grupit të Avdylajve; u dënuan dje me 125 vite burg për laboratorin e drogës në Has dhe dosjen 339

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img