Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Yuri Kim reagon për herë të parë pas ndryshimeve në qeveri, takon Bledi Çuçin dhe zbulon çfarë diskutuan

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim reagon për herë të parë pas ndryshimeve në
Foto arkive/ Bledi Çuçi - Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pas emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

Kim bën me dije përmes një shënimi në tëitter, se është takuar me Çuçin dhe kanë folur për rolin e tij në zgjedhjet e ardhshme, duke siguruar gjithashtu bashkëpunim të fortë me SHBA-të në spektrin e sigurisë dhe ligjit.

Teksa i uron suksese në detyrën e re, Kim shprehet optimiste pas urdhërimit të Çuçit, që të hetohet me intensitet mënyra se si janë trajtuar protestuesit në protesta (aktivistët e teatrit).

Shënimi i Yuri Kim

U takova me Bledi Çuçin dhe i urova sukses si ministër i Brendshëm. Më vjen mirë të dëgjoj që ai urdhëroi investigimin për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit. E drejta për një protestë paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e ministrit të Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin në siguri dhe zbatimin e ligjit.

Screenshot_2.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll