Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Yuri Kim publikon raportin e ONM dhe shkruan: Do vazhdojë procesi i vettingut apo do biem ne kurthin e presioneve, po ju vëzhgojmë (Rasti i përmendur)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Diplomatja Yuri Kim, mbështet vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM në procesin e vettingut, shkruan newsbomb.al. Ajo thotë se e kaluara duhet të lihet pas dhe të jepet drejtësi, jo të sulmohen dhe të shpifet ndaj tyre.

“Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi ose, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e verifikimit dhe duke shpifur vëzhguesit ndërkombëtarë?”, shkruan Kim.

Ajo përmend rastin e kryeprokurores Elisabeta Imeraj, për të cilën ONM-ja apeloi vendimin për konfirmimin e saj në detyrë.

“Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme”, vijon ambasadorja, dhe ndan raportin e ONM për kryeprokuroren e Tiranës.

Një apel diplomatja e lartë amerikane e ka dhe për mediat.

“A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha për Shqipërinë për të ecur përpara, hap pas hapi. Amerika do jetë me ty”, përmbyll Kim.

Më shumë

spot_img
spot_img