Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Yuri Kim publikon foton e Sekretarit të SHBA nga sheshin “Skënderbej”, 30 vite më parë: Shumë gjëra kanë ndryshuar, por një jo: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim publikon foton e Sekretarit të SHBA nga sheshin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë paraditen e sotme një foto të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker, i cili 30 vite më parë ishte në Sheshin “Skënderbej”.

"Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju", është një pjesë e fjalës që Sektretari Baker tha në mes të Tiranës, mes qindra qytetarëve shqiptarë. Këtë fjalë Kim e risjell sërish dhe thotë se në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, por vetëm një jo: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: "Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju." Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, shkruan diplomatja amerikane dhe ndan foton e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll