Hapësire reklamuese

Aktualitet

Yuri Kim pret ushtarët amerikanë, do të stërvisin Forcat e Armatosura Shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka pritur sot në aeroport ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey.

Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Njoftimin e ka bërë vetë Ambasada Amerikane në faqen zyrtare në Facebook.

Foto e Ditës | Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll