Fisarti, një i ri nga Tropoja i la një koment jo dhe aq të këndshëm Ambasadores Yuri Kim, disa ditë më parë, ku e ironizonte për “dashurinë shqiptaro-kineze”.
Por ashtu siç premtoi publikisht, Kim e ka mbajtur fjalën dhe është takuar ditën e sotme me të riun nga Tropoja. Diplomatja amerikane thotë se komenti i tij e konfuzoi, por pas bisedës së këndshme “të ulur jashtë në një ditë me diell”, duket se gjërat janë më të qarta.
Megjithatë, ambasadorja Kim shkruan se me të diskutoi edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për vendin tonë si sundimi dhe barazia e ligjit.
“Fisart është nga Tropoja, një zonë me të cilën u dashurova kur vizitova një muaj më parë; vendlindja e të parëve të mi është në malet e Koresë, por unë jam rritur në një ishull tropikal”, shprehet ambasadorja amerikane.