Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim përshëndetet me Soreca-n: Nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë! Faleminderit për partneritetin dhe miqësinë tuaj të jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim përshëndetet me Soreca-n: Nuk është kurrë e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar dhe është përshëndetur me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Sorecan, i cili do të largohet nga vendi ynë në prill.

Ajo shkruan se “nuk është e lehtë të thuash kurrë lamtumirë, sidomos kur bëhet fjalë për dikë si Luigi Soreca”. Kim e falenderon ambasadorin europian për partneritetin dhe miqësinë e tij të jashtëzakonshme.

“Nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë - akoma më e vështirë kur bëhet fjalë për dikë si Luigi Soreca. Luigi ka qenë një partner bujar dhe i fortë që në fillim dhe do të jetë një mik i dashur deri në fund. Jam mirënjohës që pata rastin të punoj me të, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mbështesin aspiratën e popullit shqiptar - burra e gra, të rinj e të vjetër, nga Tropoja në Sarandë - për të ndërmarrë reforma të vështira por të nevojshme, për të forcuar institucionet demokratike. për të siguruar sundimin e ligjit, për të vazhduar ecjen e Shqipërisë përpara drejt Perëndimit. Faleminderit, Luigi, për partneritetin dhe miqësinë tuaj të jashtëzakonshme”, shkruan ambasadorja Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll