Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikane “Bentech” për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja thotë se kjo marrëveshje është domethënëse për shumë arsye, pasi shënon një majë të re në biznesin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Sipas saj, ky HEC do të rrisë furnizimin me energji dhe do të sjellë një rritje ekonomike për Shqipërinë, teksa vendi ybnë do të bëhet një eksportues net oi energjisë.
“Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një majë të re në biznesin SHBA – Shqipëri; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; & pozicionon Shqipërinë të jetë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon”, shkruan ambasadorja Kim.
The Skavica hydropower plant deal is significant for many reasons: it marks a new high in 🇺🇸 🇦🇱 business; will increase energy supply for 🇦🇱’s growing economy; & positions 🇦🇱 to be a net exporter of energy supply, diversification & security in the region. https://t.co/EQ06JhXZqd
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 7, 2021