Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Yuri Kim përfundon takimin në selinë blu: Ndava me Bashën ato që kam mësuar nga Uashingtoni! Kush kërkon të vendosë SHBA kundër popullit shqiptar, i themi…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në prononcimin për mediat, ambasadorja u shpreh se ka biseduar me Bashën për ato që ka mësuar në Uashington, teksa thotë se së bahsku me kryedemokratin do të punohet për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen.

Ambasadorja tha se nuk do të lejojë asnjë që të vendosë popullin shqiptar kundër SHBA-ve, pasi Uashingtoni kërkon vetëm sovranitetin e Shqipërisë dhe PD-së.

“Sapo jam kthyer nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flas me drejtues nga të gjithë agjencitë, përfshirë Departamentin e Shtetit. Kam patur mundësi t’u jap informacion shefave të mi për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija, të ndaja me PD ato që kam mësuar nga Uashingtoni dhe të punojmë për hapat e mëtejshme.  Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë, qeveria e SHBA ka patur një marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë. E dimë që është një moment i vështirë për PD-në, është në një proces tranzicioni, por shpresoj që të mund të dali më e fortë dhe të jetë e aftë të fitojë sërish zgjedhjet.

Dëshiroj të konfirmoj se përsa i përket Uashingtonit, ne jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmëriseë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht se ku ndodhet. Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit. Ka qenë një turp kundër stabilitetit të Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Atyre që do të synojnë t’i vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar, do t’u them që e kanë gabim. Pozita jonë përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë dhe PD-së nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara, kemi shumë punë për të brëë”, tha Yuri Kim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img