Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim nga Fieri: Jam njeri i drejtpërdrejtë, nuk flas me mesazhe të fshehura. Nëse do doja të votonit për një parti, do e thoja

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim nga Fieri: Jam njeri i drejtpërdrejtë, nuk flas me mesazhe

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qenë sot në Fier pas vizitës në Vlorë, ku është takuar me të rinj që në 25 prill do të votojnë për herë të parë.

Kim iu është përgjigjur edhe aludimeve se kur tha që “votoni ndryshimin”, u interpretua sikur bëri thirrje që të votohej PD.

Ajo tha se është njeri i drejtpërdrejtë dhe se nuk flet me mesazhe të fshehura, por nëse do donte që shqiptarët të mbështesnin një parti, do e thoshte hapur.

Yuri Kim: Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që duan ta mohojnë këtë të drejtë duke e blerë apo duke e shitur votën. Kjo është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend që ata kanë fuqinë por dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sot, sepse në Vlorë jam takuar me drejtuesit e shoqërisë civile aty, në një demokraci shoqëria civile ka një rol jetik. Sot ne Fier u takova me votues që do të votojnë për herë të parë dhe jam e surprizuar se si ata janë kq të informuar dhe të qartë për të drejtat e tyre. Ne nuk folëm për cilin do të votonin, por diskutuam se çfarë mendonin ata dhe se si do të votonin. Ndihem besimplotë se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe njerëzit e rinj të tillë do mund ta ndihmojnë Shqipërinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.