Yuri Kim në krah të Shqipërisë: Do të luftojmë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin

Publikuar tek: politike, më 18:01 24-11-2020 Yuri Kim në krah të Shqipërisë: Do të luftojmë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka ofruar sërish mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Në seminarin e OSBE-së, Kim u shpreh se do të vazhdojnë punën përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton.

"Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t'u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton",- ka thënë Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi "Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nard Ndoka SULMON ashpër Jozefina Topallin: Urdhëroi VJEDHJEN e votave të demokristianëve, ka qenë pjesë e skemave ABUZIVE në PD
S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim »
Article Logic
Execution time: 0.013654947280884
array(1) { ["section"]=> string(99) "yuri-kim-ne-krah-te-shqiperise-do-te-luftojme-se-bashku-krimin-e-organizuar-dhe-korrupsionin-228972" }