Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Yuri Kim ndalon për kafe dhe raki në Dhërmi: Zonjat duken serioze në foto, por ishin gallatë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6da15bdb6444db918f3a488efbd3bce7

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, vazhdon pushimet e saj në jug të Shqipërisë, duke mos nguruar që të publikojë në rrjete sociale momente nga turi që ka ndërmarrë prej ditësh në vendin tonë.

Së fundi Kim ka ndaluar në Dhërmi, për të provuar kafen dhe rakinë tonë, ndërkohë që shijonte pamjen mbreslënëse.

Ambasadorja ka postuar një foto me tri gra të zonës, të cilat duken serioze në foto, por Kim thotë se pas “kuintave” ato ishin shumë gallatë dhe mikpritëse.

“Shëtitje muzgu në Dhërmi. Mësova se si qyteti po rastaurohet. Ndalova për raki dhe kafe duke admiruar pamjen. Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato ishin shumë gallatë. Më nxorrën gliko dhe liker dhe më treguar histori të bukura. Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe mi mbushi duart me fiq të thatë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj”, shkruan krahas postimit Yuri Kim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img