Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Yuri Kim mesazh të prerë autoriteteve: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente, çdo gjë më pak është hap pas për demokracinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i është drejtuar me një thirrje qeverisë që të sigurojë rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve në kohë dhe transparente për zgjedhjet e 25 prillit.

Diplomatja amerikane ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se çdo gjë tjetër më pak do të ishte në dëm për votuesit dhe demokracinë në vend.

“Kujtesë: Absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë, shkuan Yuri Kim në Twitter.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit