Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Yuri Kim MESAZH liderëve politikë: E gjithë bota po ju vëzhgon! Duhet të ruani qetësinë, mos shpallni fitore para kohe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim së bashku me kolegen e saj suedeze dhe ambasadorin spanjoll, ka zhvilluar një inspektim në një tjetër KZAZ në Tiranë, ku procesi i numërimit kishte 7 orë i ndërprerë.

Ajo tha se u fol me numëruesit për problemet dhe mos-pajtimet mes palëve, ndërkohë që i bëri thirrje liderëve politikë që të mos shpallin fitore para kohe, pavarësisht entuziazmit të madh.

Kim tha se e gjithë bota po na vëzhgon dhe shpresën se do e kalojmë me sukses edhe këtë sfidë.

Yuri Kim: Jam këtu me ambasadoren e Suedisë, ambasadorin spanjoll. Kjo tregon interesin tonë të vazhdueshëm për Shqipërinë, donin të vinin vetë personalisht për të parë situatën nga afër. Më lejoni të ftoj kolegen time suedeze.

Elsa Hastad: Suedia dhe BE ndodhet këtu sepse ky proces është më i rëndësishmi i demokracisë. Jemi këtu për t’ju mbështetur shumë. Për këtë arsye vendosëm të vinim me ambasadorin sppanjoll dhe ambasadoren e SHBA.

Ambasadori spanjoll: Doja të shtoja që jemi duke ndjekur këtë proces nga shumë afër dhe gjithashtu donim të siguroheshim që demokracia të triumfojë. Jam mirënjohës për kolegen time amerikane dhe suedeze.

Yuri Kim: Folëm çfarë po ndodhte këtu, si po vijon procesi, folëm për mospajtime që ndodhin dhe në SHBA. Më e rëndësishmja është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizoj që e gjithë bota është me sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj, Suedia, Spanja, SHBA të gjithë janë duke parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni mbanë dhe me sukses. Është gjë e mirë që numëruesit të punojnë fort pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke e bërë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe të presin rezultatin. E di që keni entuziazëm dhe disa e kanë shpallur fitore, kështu le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë do të thotë populli.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img