Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Yuri Kim mbërrin në KLP, kameramanët shtyhen në sallë dhe bëjnë “crash” seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Kim ka hyrë në ambientet e brendshme të KLP-së gjatë kohës që po fliste kandidati i fundit për kreun e SPAK, Ervin Kondili, duke shkaktuar edhe ndërprerjen për pak sekonda të seancës së pyetjeve. Kjo pasi ambientet e vogla të KLP-së kanë bërë që kameramanët e shumtë të devijojnë në sallën kryesore.

Më herët në KLP prezantua kandidaturat e tyre prokurorët Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Në përfundim edhe të prezantimit nga Kondili pritet që 10 anëtarët e KLP-së të votojnë për kreun e ri të SPAK, me një mandat 3 vjeçar.

Kujtojmë se më herët, ambasadorja Kim ka bërë publiksht thirrje që të mos ketë influenca dhe ndërhyrje te anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Deklaratat e Kim kanë shkaktuar aludime në media se SHBA ka të preferuarin e saj, dhe qeveria shqiptare favorizon dikë tjetër.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mbërrin në ambientet e KLP, ku pritet zgjedhja e kreut të ri të SPAK Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mbërrin në ambientet e KLP, ku pritet zgjedhja e kreut të ri të SPAK

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll