Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Yuri Kim mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka mbërritur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky takim vjen dy ditë pas atij të zhvilluar me gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë. Diplomatja e lartë amerikane ka kërkuar nga gjyqtarët të bëjnë punën e tyre dhe të mos bien pre e kërcënimeve apo shantazheve.

Juri Kim ka qenë e ashpër dhe dje publikisht me realitetin shqiptar të drejtësisë. Stop. Stop, tha ajo përpara trupës së gjyqtarëve dhe krerëve të drejtësisë në Shqipëri, por në mungesë të kryeministrit Edi Rama që u largua nga salla sapo mbaroi fjalën e tij.

Burime të Newsbomb.al bënë me dije se gjithçka ka ndodhur pas ankesave të herëpashershme e konfidenciale të gjyqtarëve e prokurorëve për “presion” mbi ta. Në rezidencën e ambasadores, ata mund të kenë thënë edhe emra konkretë. Por në daljen publike të sotme, Juri Kim dha vetëm mesazhin pa përmendur emra.

Më shumë