Hapësire reklamuese

Social Bomb

Yuri Kim lutet për fermeren pasi provoi shalqirin e Lushnjës: Zoti i bekoftë duart e tua (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

“Shqipëria ka shalqirin më të mirë në botë”, thotë Yuri Kim në një foto që ka publikuar në Instastory.

Ambasadorja amerikane shihet të ketë vizituar një shitëse diku në një cep të Shqipërisë, për të cilën lutet që Zoti t’i bekojë duart, pasi ajo nuk është vetëm shitëse, por edhe fermere që e mbjell shalqirin në tokën e saj.

Diplomatja shihet e qeshur dhe e veshur tepër thjeshtë, duke iu përshtatur ambientit.

Kim ka ndaluar për të blerë diçka, por nuk ka harruar të shkrepë dhe disa foto duke i ndarë me krenari me ndjekësit e saj në rrjete sociale, siç bën gjithnjë kur viziton vende të bukura dhe historike të Shqipërisë.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.