Hapësire reklamuese

Aktualitet

Yuri Kim këshillon udhëhëqësit e rinj: Nxisni ndryshimin për një të ardhme të begatë për veten dhe vendin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim këshillon udhëhëqësit e rinj: Nxisni ndryshimin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca u takuan në Shtëpinë e Evropës, me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë.

Në këtë takim, diplomatët e huaj dhe ambasadoërët e rinj europianë diskutuan çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri, ndërsa ndanë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.

Kim ofroi përkrahje për udhëheqësit e rinj, për të nxitur ndryshimin dhe duke menduar një të ardhme më të begatë për veten dhe vendin e tyre.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan në Shtëpinë e Evropës me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, për të diskutuar çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri. Anëtarët e Këshillit janë udhëheqës të rinj në komunitetet e tyre dhe patën mundësinë për të ndarë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19. Ambasadorja Kim i përkrahu udhëheqësit e rinj të nxisin ndryshim duke bërë pyetje, duke menduar në mënyrë kritike dhe duke kuptuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e një të ardhmeje të begatë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll