Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim kërkon mbështetjen e opozitës kundër legalizimit të parave të pista, Tabaku: Qeveria të heqë dorë nga Amnistia Fiskale

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim kërkon mbështetjen e opozitës kundër legalizimit
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren Yuri Kim, në Kryesinë e Kuvendit. Tabaku thotë se kanë biseduar për integrimin evropian të vendit dhe përfshirjen e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm. "Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop", shkruan ajo ndër të tjera. Mesa duket, diplomatja e lartë amerikane kërkon nga Jorida Tabaku që grupi opozitar ku ajo bën pjesë të angazhohet më tepër kundër projektligjit të Qeverisë shqiptare, për legalizimin e parave të pista. Nisma e Amnistisë Fiskale është kundërshtuar dhe nga diplomatë të tjerë në Tiranë. Shënimi i plotë i Jorida Tabakut: "Sot diskutova me ambasadoren e SHBA Yuri Kim prioritetet e procesit të integrimit evropian, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira & ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop! E angazhuar për të mbikëqyrur & kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijëra të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.