Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

Yuri Kim: Kemi përparuar shumë në bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, mbetet ende shumë punë për t’u bërë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të veçanta, madje ajo i ka konsideruar ato si një “thesar”.

Kim u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparuar shumë 31 vitet e fundit dhe se SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah Shqipërsë për ta mbështetur atë.

Këtëo deklarata diplomatja e bëri i sot gjatë konferencës ”Marrëdhëniet shqiptaro- amerikane gjatë shekullit të XX”.

Yuri Kim: Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e veçantë. Marrëdhëniet tona janë si një thesar. Shumë nga aktivitetety e këtij viti kanë qenë festive. Ky shekull përfshin periudha të gjata…Ne u përpoqëm të lidheshim vitin 45, por pa sukses. Askush nuk e mendonte se Shqipëria do të ishte anëtare e NATO. 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës.”- tha Kim.

Më shumë


spot_img








spot_img