Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Yuri Kim ia bën të qartë liderëve politikë: Mos nxisni DHUNË dhe URREJTJE! Falenderoj Ramën dhe Bashën që bëjnë thirrje për votime të qeta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me komisionerin e përgjithshëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj Kim ia bëri të qartë liderëve politikë, që të mos nxisin dhunë dhe urrjetje në popull.

Diplomatja gjithashtu falenderoi kryeministrin Rama dhe Kreun e PD, Lulzim Basha të cilët ditët e fundit kanë bërë thirrje për qetësi dhe votime të qeta në 25 prill.

Yuri Kim: Më lejoni të falenderoj komisionerin Celibashi dhe ekipin e tij. Patëm mundësi të informoheshim në këtë takim të fundit për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Duhet të jenë paqësore dhe votuesit të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ka një proces transparent dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj nga bashkësia ndërkombëtare janë këtu për të siguruar procesin. Gjithashtu duhet theksuar fakti që ODIHR dhe ekspertët e tij janë në terren. Do jem në një nga 25 ekipet e SHBA që janë përgatitur për zgjedhjet dhe do të jemi në të gjithë vendin ndërsa ju votoni e derisa të dali rezultati i zgjedhjeve. Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi i djeshëm është e rëndësishme që shkelësit të kapen të ndëshkohen. Nuk ka trajtim të veçantë për askënd pasi askush nuk është mbi ligjin. Siç e kanë theksuar shumë persona këto zgjedhje kanë lidhje me të ardhmen dhe jo me të shkuarën. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën duhet lënë pas, siç kanë qenë grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën, është mirë që të tilla gjëra të mbeten në të shkuarën. Është përgjegjësi e liderëve që ndodhen në pozicione të larta, është përgjegjësi e tyre të bëjnë thirrje për qetësinë dhe jo për dhunë. Po i monitorojmë deklaratat e tyre. Dua të falenderoj Ramën dhe Bashën që kanë bërë thirrje që të mos pranohet dhuna dhe çdo gjë të shkojë e qetë. Dua të theksoj që votuesit shqiaptarë nuk janë vetëm, ne jemi me ju.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img