Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Yuri Kim i “preu shpresat” për “Non Gratën”, Berisha: Të më falë zonja, por po bëhet ministre e propagandës së Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim i “preu shpresat” për “Non Gratën”,

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në lidhje me deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga ambasadorja Yuri Kim e cila tha se mundësitë për të hequr “non gratën”  janë “zero”, ish- kryeministri tha se ajo nuk ka përmendur asnjë fakt për marrjen e këtij vendimi kundrejt tij.

Berisha tha se ambasadorja po bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

Ndër të tjera ai theksoi se ka dy dëshmitarë që Rama ua ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

“ Fakte kemi po si themi. Pse nuk nxjerr faktet që ka për marrjen e këtij vendimi. Ajo u përpoq të përgenjështrojë deklaratën time se nisma për shpalljen “Non Grata”u ndërmor sepse kundërshtova ndryshimin e kufjve. Çdo shqiptar e di që në 31 janar 2019 Edi Rama ka deklaruar se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Më ka pyetur direkt e kalon dot apo jo. Dhe se ky motiv sipas dy dëshmitarëve ai u ka thënë në gojë, në sy është se unë kam bërë konsipiracion kundër politikës së jashtme të SHBA.Nuk ka njeri më gënjeshtar se Rama, unë e njoh atë, por në këtë rast unë ju garantoj se ai nuk e ka shpikur atë. Jo, sepse të shpikësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Por, ccfarë kishte ndodhur? Është problemi se, të më falë zonja por bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them uën një gjë të tillë për konsipracionin? Edi Rama jo që e ka ditur por, e ka gatuar së bashku me Sorosin dhe Vuçiçin”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll