Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Yuri Kim i ka premtuar Bashës se do e bëjë kryeministër”, gazetari: Berisha është politikani më i vlerësuar në SHBA

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Beqir Sina, ka folur për Foltoren e cila do të mbahet nesër nga ish-kryeministri Sali Berisha, online me mbështetësit e tij në SHBA.

Ai tha se Berisha është një nga politikanët më të vlerësuar nga diaspora në SHBA dhe takimi i nesërm si çdo takim tjetër është prit me interes të madh nga ata.

“Ish-presidenti Berisha ka një popullaritet të madh në Shqipëri dhe në Kosovë, pavarësisht dritëhijeve të veta në 30 vite, ai mbetet politikani më popullor për diasporën. Berisha ka pasur vazhdimisht popullaritet në SHBA, ardhjet e tij këtu janë pritur gjithnjë me interes të madh, i është rezervuar pritje shumë miqësore.

Foltorja është njoftuar përmes rrjeteve sociale, nesër në 12 në Nju Xhersi, në një prej hoteleve këtu, do të ketë takim përmes një videoscren, direkt me Berishën nga SHBA. Doja të thoja diçka, pse u zgjodh ky vend? Për të shfrytëzuar një konferencë të ngjashme me foltoret që Berisha ka mbajtur në Tiranë, arsyeja e dytë është që të tregojnë mbështetjen e shqiptarëve.  Berisha është politikani më i vlerësuar“, tha Sina nga SHBA.

Gjithashtu ai foli dhe për shpalljen non grata të ish-kryeministrit, i cili tha se ky vendim është marrë shumë kohë më parë.

Gazetari shtoi se Yuri Kim i ka premtuar Lulzim Bashës që do të bëhej kryeministër, dhe për shkak të humbjes së zgjedhjeve, u tentua një bashkëqeverisje, kundërshtari më i madh i të cilës ishte vetë Berisha.

“Goditja e Berishës ka marrë një formë tjetër, formën e një sulmi, i cili ka qenë i gjithanshëm, nga brenda dhe nga jashtë, flas për politikën e brendshme të Shqipërisë.

Kundërshtarët kanë shfrytëzuar vendimin e DASH për të bërë një sulm ndaj Berishës, për fat të keq në këtë sulm u përfshi dhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ra pre e presionit.

Ai ka marrë një premtim nga DASH, zoti Basha premtimin më të madh e ka marrë për një përkrahje, ku KIM një javë përpara zgjedhjeve tha se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin.

Ky ishte një premtim se Basha do të ishte kryeministër, por çfarë ndodhi realisht? Mbas kësaj deklarate gjërat ndryshuan shumë shpejt, pa dalë rezultati i zgjedhjeve ishte po Kim ajo që i njohu zgjedhjet, dhe uroi Ramën për fitoren e tretë. Ky ishte premtimi i bërë.

Me fitoren e Ramës, u përfol një bashkëqeverisje, por për këtë duhej të largohej kundërshtari më i madh i kësaj, që ishte Berisha. Pas 25 Prillit u kërkua izolimi nga politika i Sali Berishës. Ky ishte plani B, pasi bashkëqeverisja dështoi”, u shpreh Sina për “Fax Web”.

Kujtojmë se “Foltorja”e rradhës do të mbahet ditën e nesërme në orën 17:00 të pasdites me demokratët shqiptarë në SHBA.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img