Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Yuri Kim flet shqip në Ditën e Drejtësisë: Reforma po ecën para, SHBA do të jetë krah për krah me ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj gjatë eventit të përkujtimit të Ditës së Drejtësisë, ku si sot 108-vite më parë Ismail Qemali dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.

Yuri Kim tha se sot 108 vite më vonë Shqipëria ka një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standartet europiane. Ambasadorja u shpreh se Reforma në Drejtësi, ashtu e gjatë dhe e vështirë, po ecën me sukses dhe duhet t’i shërbejë popullit shqiptar.

Në mbyllje të fjalës së saj, diplomatja Kim foli shqip, duke thënë se “SHBA do ju mbështesi hap pas hapi. Do jemi me ju krah për krah deri në përmbushjen e plotë të kësaj reforme. Faleminderit dhe gëzuar”.

Fjala e plotë e Yuri Kim

Mirëdita të gjithëve. Zoti Brahimi ju falenderoj, kryeprokurori Çela, ministrja Gkonaj dhe të gjithë të pranishmëve. Është nder të jem me ju sot për të përkujtuar Ditën e Drejtësisë. Jam e lumtur të vërej që të gjitha institucionet e lindura nga reforma në drejtësi po funksionojnë më së miri. E kam thënë që kjo reformë nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por falë përpjekjeve të të gjithëve dhe popullit shqiptar, Reforma në Drejtësi po ecën para me sukses. Institucionet po funksionojnë dhe falë jush po fillojnë të japin rezultate të prekshme për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës së të gjithëve ju. Sepse në fund të fundit drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë popullit. Do doja të falenderoja të gjithëve ju për gjithë punën e palodhur deri tani dhe që keni përcaktuar rregullat për të vazhduar përpara. Reforma në Drejtësi ka bërë shumë përpara dhe ka shumë për të bërë që Shqipëria të shkojë drejt BE-së. Është një rrugë e vështirë dhe e gjatë, kemi pasur biseda të vështira, por shpresoj që ta dini që sa herë kemi bërë biseda të vështira, ato kanë ardhur nga një mik. Ju jeni lodhur gjatë punës suaj, por ka ardhur koha që ju të shpërbleheni për këtë punë që po bëni. Ju i shërbeni ligjit dhe jo interesave të palëve. Drejtësia shqiptare mund të jetë e paanshme dhe t’i japë rezultate popullit shqiptar. Prandaj jemi mbledhur këtu sot që të kujtojmë që në 10 maj të 1913 Ismail Qemali dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. 108 vite më vonë Shqipëria ka një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standartet europiane. Ne duam që ju të keni sukses, Shqiëpëria ka nevojë që ju të keni sukses, unë e di që ju do të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja çoni para Reformën në Drejtësi, SHBA do ju mbështesi hap pas hapi. Do jemi me ju krah për krah deri në përmbushjen e plotë të kësaj reforme. Faleminderit dhe gëzuar.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img