Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Yuri Kim e ndjek me dylbi, Ambasada e SHBA poston foto nga nisja e stërvitjes “Defender 21” në Portin e Durrësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar disa foto nga ceremonia e nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21” në Portin e Durrësit.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shprehet se ky operacion po provohet për herë të parë në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në fotot e publikuara, shihet diplomatja amerikane Yuri Kim, e cila po ndjek stërëvitjen me dylbi.

“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes #DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Sot nisi stërvitja më e madhe ushtarake e aleatëve të NATO-s në këto 30 vite në vendin tonë  “Defender Europë 21” në Portin e Durrësit. 

E pranishme në nisen e stërvitjes ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjeneralë të lartë të SHBA-së, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, si dhe diplomatë të tjerë.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img