Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Yuri Kim dhe Soreca takohen me Celibashin, porosia që i japin kreut të KQZ-së: Të ndiqen penalisht krimet zgjedhore

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe i BE Luigi Soreca janë takuar ditën e sotme me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në vendin tonë.

Diplomatët e huaj theksuan se autoritetet duhet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve etj. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar zgjedhje standarde dhe të ndershme.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së:

Ambasadorja Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Soreca, u takuan me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ.

Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it. Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img