Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Yuri Kim apel nga Elbasani: Autoritetet të përmbushin detyrën e tyre për të numëruar votat me përgjegjësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pas qytetit të Durrësit ka shkuar në Elbasan për të monitoruar procesin zgjedhor.

Gjatë fjalës së saj Ambasadorja tha se është detyra e qytetarëve për të votuar teksa shtoi se autoritetet duhet të përmbushin detyrën e tyre për të numëruar votat me përgjegjësi.

“Ky është momenti juaj dhe është gjithashtu detyra juaj dhe shpresoj që të gjithë do të votojnë dhe autoritetet do të përmbushin detyrën e tyre për të numëruar votat e tyre me saktësi dhe përgjegjësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mund të bëjnë detyrën e tyre dhe duke kaluar gjykimin e popullit”, tha Kim.

Gjithashtu ajo tregoi se gjatë vizitave të saj në qytete të ndryshme të Shqipërisë ka zhvilluar biseda me qytetarë të cilët ishin shprehur se ndihen të sigurt dhe kishin shkuar për të votuar.

Më shumë




spot_img








spot_img