Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Youtuber-i më i famshëm në botë shpjegon pse TikTok-ut do t’i vijë fundi së shpejti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tik Tok mund të jetë aplikacioni që po rritet dita ditës, por sipas Youtuber-it më të famshëm në botë mund të “fundoset” nga platforma të tjera më të mirë-stabilizuara, si Youtube, falë monetizimit.

MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, diskutoi temën gjatë një podkasti. Kur i ftuari Kyle Forgeard foli për TikTok, MrBeast dha disa mendime sidomos kur solli çështjen që disa njerëz mendojnë që do t’ia kalojë Youtube.

“Mendoja të njëjtën gjë, por “shorts” e Youtube, kanë marrë një drejtim të fuqishëm”, shpjegoi ai. Platforma e videove aplikoi formatin e shkurter të videove në vitin 2020 si një përgjigje të formatit popullor të Tik Tok, dhe ka fituar terren që atëherë. Pavarësisht se shumë njerëz simpatizojnë Tik Tok, MrBeast mendon se “shorts” të Youtube do të fitojnë epërsi, falë një faktori, monetizimit.

“Duke filluar nga Janari, nëse merr like, teorikisht, një million shikime në Tik Tok, çfarëdo që është, është e barabartë me 1 mijë dollarë. Ndërsa një million shikime këtu? Do të thotë, që praktikisht mund të fitosh më shumë se 100 mijë dollarë”, shpjegoi Youtuberi

Pavarësisht se më vonë, ai shpjegoi pse mendon që TikTok do të sforcohet të mbajë të njëjtën linjë me krijuesit e Youtube, ku shprehet se njerëzit do të fitojnë ndjekës, më shumë shikime dhe duke bërë më shumë para.

“Ajo që po them është se do të shohim shumë Tik-Tok-ersa të vijnë këtu”, deklaroi ai.

Pavarësisht se profecia e tij mbetet për t’u parë, komuniteti i Tik Tok ka një qëndrim tjetër për këtë rast.

“Nuk dua të shoh krijime profesionale. Dua të shoh, argëtim, gjëra të zakonshme, video të njerëzve të përditshëm. Algoritmi i Tik-Tok është më i mirë”, u shpreh një komentues.

Më shumë




spot_img








spot_img