Aktorja e mirënjohur shqiptare Yllka Mujo ka fituar çmimin e karrierës në Festivalin e Filmit të Komedisë në Monte Karlo, ku është duke u zhvilluar edicioni i 12-të i tij dhe ku Yllka Mujo është anëtare e jurisë në këtë edicion. Këtë fakt e bën të ditur vetë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila ka qenë edhe pjesëmarrëse në marrjen e çmimit në skenën e festivalit në Monte Karlo.
“Fantastike! Krenare për karrierën dhe vlerësimin e aktores sonë Yllka Mujo”, shkruan ministrja Kumbaro.
Mujo është artistja e parë shqiptare që përfaqësohet në këto nivele të filmit ndërkombëtar.
Sondazh
Poll