Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Yllka Mujo dhe Piro Milkani për ndarjen nga jeta të kolegut Pirro Mani: Dashnor i palodhur i së bukurës! I dha dinjitet trupës së Teatrit Kombëtar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja Yllka Muajo dhe regjisori Piro Milkani ka folur ndarjen nga jeta të të madhit Pirro Mani. Ky i fundit mylli sot sot në Amerikë ku qëndronte prej vitesh, në moshën 89 vjeçare.

Sipas Mujos, Pirro Mani ishte një dashnor i palodhur i së bukurës dhe një idealist që u mësoi shumë aktorëve.

“Na la dhuratë të fundit dashurinë. Për aq kohë sa krijoj, mbeti një dashnor i palodhur i të bukurës. Idealist që na ushqeu me art. Dhimbja është shumë më e madhe. Ka ikur njeriu më i rëndësishëm i teatrit.

Unë jam shumë e tronditur sot. Për fatin tonë ai u largua në një moment nga skena kur kishte akoma për të punuar. Ne kemi mësuar shumë nga Pirro”, u shpreh Yllka Mujo. Edhe regjisori Piro Milkani, i prekur ka folur për ikjen e kolegut të tij.

Milkani vlerësoi lartë figur artistike të Pirro Manit duke thënë se ai i dha dinjitet trupës së Teatrit Kombëtar.

“Pirro Mani është një nga figurat qëndrore të teatrit dhe të kinemasë shqiptare. I dha dinjitet artistik trupës së Teatrit Kombëtar dhe kontribuoi në kinematografi. Bashkëpunimi serioz me të ka qenë në vitin 1963. Pirro Mani interpretoi një rol kryesor dhe u kuptua që është një aktor i mirë dhe jo vetëm si regjisor. Ai ka bërë shumë shfaqje por do të veçoj filmin “Pamje nga ura”, ishte një shfaqje bashkëkohore europiane. Ai ka dhënë mësim dhë në Akademinë e Arteve”, u shpreh Piro Milkani.

Lexo edhe: ARTI shqiptar në ZI, NDAHET nga jeta regjisori i njohur Pirro Mani
Lexo edhe: Mevlan Shanaj: Pirro Mani është legjendë, lavdia e kombit tonë
Lexo edhe: Këngëtari bën dedikimin e ndjerë: Fluturo tashmë me engjëjt babai i Teatrit!
Lexo edhe: Teatri Kombëtar: Ndarja nga jeta e Pirro Manit, fatkeqësi për të gjithë komunitetin artistik

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img