Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Yllit s'i pushojnë lotët o vlla', gruaja e biznesmenit Ndroqi fjalë prekëse për kunatin që humbi jetën: Ç'më gjeti thotë, i ziu unë...

Shkruar nga Newsbomb
Vellai i Ylli Ndroqit qe humbi jeten per shkak te COVID-19

Ditën e sotme ka humbur jetën për shkak të koronavirusit edhe vëllai i biznesmenit Ylli Ndroqi, Lulëzim Pasmaçiu.

Ai ndërroi jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi", aty ku ishte i shtruar prej ditësh, pasi nuk ia doli dot të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Një mesazh prekës për vdekjen e tij ka shkruar bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza, e cila tregon pikëllimin e madh që ka kapur bashkëshortin e saj.

"Yllit nuk i pushojnë lotët o vlla, si më le kështu thotë, ku do ta gjej unë vëllanë tim", shkruan ndër të tjera bashkëshortja e Ylli Ndroqit.

Mesazhi prekës i Mimoza Ndroqit:

Kunati im ,vllai im qe sdo te shohim me kurre ne kete jete, si na le keshtu, ti lùftove me jeten o Luli, o vllai im, pse e le vetem vllain tend Yllin o Luli, nuk te erdhi keq, pse e preve ne bese Yllin o Luli, si pushojn lotet o vlla, si me le keshtu vetem thote, ku do ta gjej vllain tim tani , c’me gjeti thot i ziu une,i shkreti une ,nje humbje e madhe per ne thot, me ka vdékur vellai thot moj Moza.

Ah mor vlla te kisha si veten per cdo gje ne vendin tim te thote. Luli ktu Luli aty,ku do te gjej tani ku, cdo dite ne cdo moment pyesnim doktor Perlatin i cili asnjehere nuk u merzit me ne duke na treguar per gjendjen tende, gjithashtu doktoresh Almen e papertuar dhe me nje perkujdes te madh ore pa ore ,si doktor Beni duke u kujdesur per ty ne cdo ore te dites. Nuk kam fjale te them per te gjithe stafin e mrekullueshem te spitalit Shefqet Ndroqi jane heronj, duke i thene aman o zot na e shpetoni Lulzimin.

S’kemi len vend pa pyetur se mbase nje ilac me teper mendonim do te dilje nga ky vírus i poshter, per mua ishe si vllai im, ne kemi ndare mes nesh si gezime dhe hidherime, cdo gje qe me duhej te thoja Luli duhet bere kjo apo ajo dhe ti asnjehere nuk thoje jo kurre o zot.

Nuk e besoj dot kete gje joo, qe ti na le te gjitheve, si ta beri zemra qe le vetem bashkeshorten tende Dhuraten o vlla, Po djalin tend Erindin si ste erdhi keq ,po per nipcen e vogel mor Luli qe djali tani kishte nevoje per ledhat e gjyshit. Luli vlla jemi mpire komplet fare nuk duam ta besojm kurre. Qofshe i xhenetit ,U prefsh ne paqe kunati im vllai jone,i miri jone.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese