Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Ylli serb i tenisit, Novak Gjokovic arrestohet në Australi para vendimit për dëbimin e tij nga vendi

Shkruar nga Newsbomb
Ylli serb i tenisit, Novak Gjokovic arrestohet në Australi para vendimit

Novak Gjokovic është arrestuar në Australi përpara një seance gjyqësore që do të përcaktojë nëse ylli i tenisit, i pavaksinuar, mund të qëndrojë në vend. Serbi përballet me dëbimin pasi viza e tij u anulua për herë të dytë, me qeverinë që e cilësoi 34-vjeçarin si një kërcënim për shëndetin publik.

Avokatët e tij po apelojnë kundër asaj që ata e quajtën një gjykim "irracional", me seancën e caktuar për të dielën.

Ndërkohë, serbi Gjokovic është planifikuar të luajë Australian Open të hënën, në Melburn. Nëse do lejohet të luajë dhe fiton, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e sportit me 21 tituj të mëdhenj, shkruan newsbomb.al.

Seanca dëgjimore e së dielës, e cila është planifikuar për në orën 09:30 me orën lokale (22:30 GMT të shtunën), është vendimtare nëse Gjokoviç do të jetë në gjendje të konkurrojë vetëm disa orë më vonë. Nëse ai humbet apelimin, do përballet me deportim dhe një ndalim të vizës për tre vjet.

Të shtunën, menjëherë pas një seance paragjyqësore në internet, Gjokoviç u kthye në hotelin e paraburgimit të imigracionit ku mbahej në fillim të kësaj jave. Ai do të qëndrojë atje deri në apelin e tij përfundimtar të dielën.

Viza e Gjokoviç u revokua për herë të parë menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai "dështoi të sigurojë provat e duhura" për të marrë një përjashtim nga vaksina.

Ylli i tenisit u mbajt për ditë të tëra në një hotel imigracioni, përpara se viza e tij të rivendosej nga një gjykatës, i cili urdhëroi lirimin e tij, duke vendosur që zyrtarët e kufirit shpërfillën procedurën e duhur kur ai mbërriti.

Por të premten në mbrëmje, zoti Hawke anuloi edhe një herë vizën e Gjokoviç nën kompetenca të veçanta në Aktin e Migracionit të Australisë. Akti i lejon atij të dëbojë këdo që ai e konsideron si rrezik potencial për "shëndetin, sigurinë ose rendin e mirë të komunitetit australian".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll