Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Ylli rus i muzikës Pop kritikon luftën në Ukrainë, burrin ia shpallën “agjent të huaj”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ikona e muzikës Pop, një prej figurave publike më popullore në Rusi, këngëtarja Alla Pugacheva është shprehur kundër pushtimit të Ukrainës.

Ajo i ka quajtur kritikët e saj si “skllevër” dhe “të varfër”, pas komenteve që ajo bëri fillimisht në Instagram, duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër pushtimit rus të Ukrainës.

73 vjeçarja u bë një prej figurave më të larta kulturore në Rusi që foli hapur kundër luftës, pasi bashkëshorti i saj, komediani Maxim Galkin i etiketua si “agjent i huaj”. “Më shpallni edhe mua agjente të huaj që të ndihmoj burrin tim”, deklaroi Pugacheva.

Ndonëse pak e njohur jashtë vendit të saj, Pugacheva është një nga personazhet më popullorë në Rusi. Shpesh e rankuar nga sondazhet e dyta vetëm pas Putinit, për popullaritetin e madh që ka.

Fama e saj arriti majat në vitet 70-80 gjatë Bashkimit Sovjetik, me këngë të famshme si “Arlekino” dhe “Një milion trëndafila”.

E cilësuar si “caresha e pop-it rus”, Pugacheva shpesh herë është treguar mjaft e guximshme për të shprehur kundërshtinë e saj me liderin që shumë e quajnë “Cari Vladimir”.

Në vitin 2012, ajo u bë zëdhënëse e oligarkut Mikhail Prokhorov në fushatën e tij të pasuksesshme presidenciale kundër Putinit dhe në një intervistë televizive ajo e krahasoi Putinin me “bosin e krimit të një vendi kriminal”.

Alla Pugacheva
Alla Pugacheva

 

Më shumë




spot_img








spot_img