Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ylli Rakipi zbulon bisedën me gazetarin: ‘Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, do ta fusin në burg’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Ylli Rakipi ka treguar mbrëmjen e sotme një bisedë që kishte bërë me një mikun e tij gazetar i cili i kishte pohuar se Meta do arrestohej.

I ftuar në emisionin ‘Arena’, Rakipi tha se miku i tij gazetar, kishte folur me një tjetër njeri të rëndësishëm të medias dhe ky i fundit i kishte kërkuar që të largohej nga Meta, pasi do ta fusin në burg.

Pjesë nga biseda:

Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?

Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpjegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë “Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg”. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.

Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës…

Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thashë: Kur, para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas? Pas – më tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet. Merkeli do ulet, do t’i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja. Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetrit. Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes. Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img